Marrëdhënia me Rusinë nuk ka modifikuar qëndrimin e Malit të Zi mbi çështjet e politikës së jashtme, deklaroi të martën Podgorica zyrtare.
Në një deklaratë, kjo ministri theksoi se mbetet e përkushtuar në objektivin e anëtarësimit në NATO.
Reagimi i Malit të Zi erdhi pasi ambasadori rus në Beograd, Aleksander Çepurina e konsideroi si të paarsyeshëm aplikimin e vendit për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarake të ditëve të sotme.
Ndërsa shprehu angazhimin drejt rrugës euro-atlantike, Mali i Zi i kërkoi ambasadorit të tij në Moskë, Zoran Jocoviçit, që të kërkojë shpjegime për këtë deklaratë nga ana e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Ndërkohë, opozita malazeze e ka konsideruar reagimin e qeverisë si tepër të dobët, duke e kritikuar atë për paaftësi në mbrojtjen e interesit kombëtar.
Top Channel