
Në orën 17:00 Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të zhvillojë një
mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e denoncuar në emisionin
investigativ ‘Fiks Fare’, ku shfaqen të implikuar neë afera korruptive
që nga sekretarja gjyqësore, kancelarja, një oficer i policisë
gjyqësore, prokurori dhe gjyqtari i çështjes.
Mbledhja eshte kerkuar jashte rendit te caktuar ne kalendarin e KLD-së, nga zevendeskryetari Elvis Cefa. Ne kete takim te jashtezakonshem do t’u kerkohet anetareve te KLD-së te votojne lirimin nga detyra te gjyqtarit Shtjefen Lleshi, i permendur ne videon e ‘Fiks Fare’ se kishte kerkuar nje shume te caktuar parash per te ndryshuar nje mase sigurie.
Behet e ditur se nuk dihet ende nese vete gjyqtari i lakuar do te jete apo jo i pranishem ne kete votim, i cili pritet te zhvillohet pa pranine e kamerave. Aktualisht kjo çeshtje eshte nen hetim nga njesia task force ne Prokurorinë e Tiranës, e cila ka ka sekuestruar pamjet filmike ne te cilat shfaqen aferat korruptive.
Top Channel