Kore, shkarkohet xhaxhai i Kim Jong Un

03/12/2013 00:00

Xhaxhai i plotfuqishëm i liderit koreano-verior, Kim Jong Un, është shkarkuar nga posti i tij, raportojnë mediat aziatike.

Duke cituar burime pranë shërbimeve sekrete, mediat koreano-jugore raportojnë se Chang Song Thaek ka humbur postin e tij si nënkryetar i strukturës më të lartë ushtarake të Koresë së Veriut.

Zoti Chang shihej si një figurë kyçe në administratën liderit të ri të Penianit. Vëzhguesit mendonin se ishte pikërisht ai njeriu me influencën më të madhe mbi zotin Kim, që mori derjtimin e vendit në 2011-ën pas vdekjes së të atit Kim Jong Il.

Chang, që është i martuar me motrën e Kim, konsiderohej nga vëzhguesit si pushteti prapa fronit të liderit të ri, me një influencë të madhe mbi të.

Informacioni erdhi nga një njoftim që u ishte dhënë ligjvënësve koreano-jugorë. Sipas këtyre burimeve, dy nga bashkëpunëtorët e ngushtë të zotit Chang janë ekzekutuar në publik në fund të nëntorit nën akuzat për korrupsion.

Chang mbante poste kyçe si në Partinë Komuniste, ashtu edhe në Komisionin Kombëtar të Mbrojtjes. Profili i tij ishte rritur që kur nipi erdhi në pushtet, duke çuar analistët të parashikonin një rritje të interesit të tij për reforma ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB