Kafsha që po i çmend të gjithë
03/12/2013 00:00
Një kafshë e re ka dalë në skenë dhe po bën për vete të gjithë. Bëhet
fjalë për kafshën hibride që njihet me emrin “Dirds”, ose qen-zog nga
fjala “dogbirds”.
Kafsha në fjalë është një përzjerje mes kokës së qenit, me sytë e tyre shprehës dhe fytyrën e bukur, dhe trupit të zogut, që mund të zgjidhet nga të gjitha llojet.
Por të mos ju gënjejë mendja, për shkak të imazheve të publikuara në internet, se kafsha në fjalë ekziston vërtetë apo se ajo fluturon.
Qënia nuk është krijuar as në një laborator shkencor gjenetik, por nga disa mjeshtra të teknologjisë që kanë manipuluar fotot në kompjuter.
Top Channel