Guvernatori meksikan i përfshirë në trafikun e drogës

03/12/2013 16:50

Prokurorët amerikanë kanë ngritur një padi ndaj ish-guvernatorit të shtetit meksikan të Tamaulipasit, Tomas Yarrington, për bashkëpunim me kartelet e fuqishme të drogës që operojnë në shtetin e tij.

Yarrington ishte përfaqësuesi më i lartë vendor i Tamaulipasit midis viteve 1999-2004.

Zyrtarisht, ai është ngarkuar me akuzën e pastrimit të parave.

Sipas akuzës, guvernatori pranoi miliona dollarë rryshfet nga Karteli i Gjirit, në këmbim të tolerimit të kalimit të tonelatave kokainë në SHBA.

Nëpërmjet avokatëve të tij, Yarrington pretendon që akuzat janë politikisht të motivuara.

Karteli i Gjirit është një prej organizatave mafioze më të fuqishme meksikane dhe me rrënjë të rëndësishme edhe jashtë vendit.

Veprimtaritë e këtij karteli përshijnë trafikun ndërkombëtar të drogës, zhvatjen, pengmarrjen dhe vrasjet.

Shteti meksikan nisi një luftë të përgjakshme kundër karteleve të drogës në vitin 2006 dhe deri më sot, mbi 70 mijë meksikanë kanë humbur jetën në kuadrin e kësaj lufte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA