“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Ai ishte vetëm 20 vjeç kur mjekët e diagnostikuan me atrofi progresive të duarve dhe të këmbëve, duke u cilësuar si invalid i grupit të katërt.
Jeta e Agim Parllakut ndryshoi tërësisht nga ky moment, por paçka aftësive të kufizuara, Gimi nuk vendosi të qëndronte në shtëpi, por të punonte fillimisht si roje spitali pranë QSUT-së. Pas viteteve ’90, Gimit iu bë një ofertë pune nga Drejtoria e Spitalit për të punuar si korrier në shpërndarjen e letrave të institucionit.
Edhe pse një person në kushtet e tij mund ta kishte të vështirë, ai pranoi mundësinë duke nisur detyrën e re. Cdo ditë Agimi shpërndan me motorr letrat, duke treguar se paçka aftësive të kufizuara, asgjë nuk e pengon për ta bërë punën mirë dhe madje të vlerësohet nga miqtë dhe kolegët.
Sot, 54-vjeçari ka probleme me lëvizjen e këmbëve dhe duarve, ecjen apo kapjen e sendeve dhe sipas familjarëve kjo sëmundje i është shfaqur si pasojë e trashëgimisë. Bashkëshorten, Irinin, e ka njohur gjithashtu në ambientet e spitalit duke krijuar një familje të shëndoshë e cila mban mbi supe 30 vite martesë.
Babai i dy fëmijëve është shumë i përkushtuar në familje. Asnjë nga anëtarët e shtëpisë nuk e kanë trajtuar kurrë si person me aftësi të veçanta, përkundrazi edhe në momentet kur ndonjëri nga djemtë apo gruaja sëmuret, Agimi i shërben me përkushtim.
Puna që bën në shpërndarje? Nuk e lodh, madje e motivon çdo ditë.
“Nga Agimi më tërhoqi serioziteti me të cilin përballonte problemet. Ai është shumë vital dhe nuk përkulet para asgjëje”, thotë bashkëshortja e Agimit.
Top Channel