
Së bashku me apelin drejtuar qytetarëve që të denoncojnë çdo rast
korrupsioni në drejtësi, kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori
kërkoi hetime sa më të shpejta nga Prokuroria për skandalin e denoncuar
nga emisioni ‘Fiks Fare’.
Kreu i Gjykatës së Lartë deklaroi se nuk njeh asnjërin nga personat që i përmendin emrin në këtë video.
“Unë absolutisht nuk kam gjykuar asnjë çështje penale, kështu që është mashtrim i pastër. Personat në fjalë nuk i njoh fare. Ky është fenomen i shëmtuar, por të mbajnë përgjegjësi ata që kanë dhënë dhe që kanë marrë paratë”, tha Zaganjori.
Megjithate per kreun e Gjykates se Larte, fraza ‘lufte kundër korrupsionit’ duhet te perkthehet ne veprime konkrete.
“Por që ka fenomene korruptive ka. Një çështje penale shpeshherë përfundon në Shkallën e Parë dhe rrallë përcillet në Shkallën e Dytë. Kështu që ka vend për të reflektuar të gjithë, edhe gjyqtari, edhe prokurori dhe me rradhë”, tha Zaganjori.
Pyetjes se Top Channel se si e komenton deklaraten e ambasadorit amerikan Aleksander Arvizu, se disa gjyqtare duhet te ishin ne burg, zoti Zaganjori iu pergjigj: “Ai mendon që duke parë edhe absurdet që ndodhin shpeshherë me vendimet ka parasysh që në këto raste, që ka vend për qëndrim të ashpër. Unë do të përpiqem në maksimum të bëj detyrën time, për t’i dënuar këto raste dhe kam përshtypjen që ambasadori pikërisht ka dashur të thotë, të zbulohen rastet dhe të mbahet qëndrim për këto raste”.
Në daljen e tij te pare per mediat nente muaj pasi mori drejtimin e Gjykates se Larte, Zaganjori evidentoi problemin e fluksit te çështjeve te pagjykuara ende ne Gjykaten e Larte qe prej 2008, mungesen e buxhetit te mjaftueshem per Gjykaten Administrative, por ç’eshte akoma me e rendesishme rishikimin e disa vendimeve te vjetra qe zoti Zaganjori i konsideroi si abstrakte.
Pyetjes se Top Channel se çfare po behet me dosjen me te rendesishme ne kete gjykate ate te 21 Janarit, kreu i Gjykates se Larte ju pergjigj: “Në rastin e 21 janarit kam dhënë menjëherë porosi, sepse ka patur probleme me çështjen e dosjeve, kam dhënë porosi që dosjet e këtyre çështjeve pikante, të kenë masa sigurie absolute dhe kam dhënë porosi të futen në kasafortë dhe të ruhen mirë si çështje, ndërsa çështja do të trajtohet nga Kolegji”.
Top Channel