“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Një i ri me probleme ka shokuar Amerikën e Veriut pasi tentoi të vriste veten duke i vënë zjarrin dhomës së tij në praninë e 200 personave që e ndiqnin online këtë iniciativë.
20-vjeçari kanadez që e identifikoi veten me emrin Stephen lajmëroi në 4chan se kishte ndërmend të vetëvritej dhe ta shfaqte këtë skenë në kohë reale nëpërmjet internetit.

Të habit fakti që 200 persona u treguan të interesuar dhe madje i shkruanin mesazhe motivuese që ta çonte deri në fund këtë akt. Të shtunën, pasi gjithçka ishte gati, Stephen piu një grusht ilaçe të shoqëruara me vodka e më pas ndezi zjarrin në një cep të dhomës.
Kur zjarri po pushtonte dhomën, i riu u fut poshtë shtratit dhe shkruajti se po vdiste (#imdead #omgimonfire).

Videoja tregon zjarrfikësit që nxjerrin djalin nga dhoma, por nuk dihet nëse 20-vjeçari ka shpëtuar apo jo nga plagët e marra.
Top Channel