
Zhytësi olimpik Tom Daley ka zbuluar se aktualisht është në një marrëdhënie me një mashkull, por nuk është homoseksual pasi vazhdon të pëlqejë femrat. Sportisti 19-vjeçar nga Britania e Madhe ka postuar në YouTube një video ku mundohet të sqarojë fansat mbi seksualitetin e tij.
“Ndihem gati për të folur për marrëdhëniet e mia. Në vjeshtën e këtij viti kam takuar dikë që më ka bërë shumë të lumtur. Ky person është mashkull. Nuk e besoja se mund të ndodhte, por ja që ndodhi. Sigurisht që vazhdojnë të më pëlqejnë femrat, por aktualisht po dal me mashkull dhe jam i lumtur”, thotë në video zhytësi i ri.
Ai shtoi se është i ndërgjegjshëm për faktin se njerëzit do e kenë të vështirë ta kuptojnë këtë gjë: “E di që do të habiten, por nuk është ndonjë gjë e madhe. Babai im do të ishte i lumtur për mua nëse do të ishte ende gjallë.”
Më parë, zhytësi i ri ka qenë i lidhur me kolegen amerikane Kassidy Cook dhe me atë britanike Tonia Couch, por duket se tashmë ka vendosur të provojë edhe “kolegët”.
Top Channel