Në moshën 50-vjeçare, jeta e Gonxhe Vojës ndryshoi plotësisht.

Ish-mesuesja e bio-kimise, as qe do ta mendonte se nje dite do te behej piktore e talentuar.Kur doli ne pension, Gonxhja nuk donte te behej nje shtepiake e thjeshte brenda kater mureve te shtepise, por si natyre energjike qe ishte gjeti nje pasion te ri.

Edhe pse sot ajo eshte 67 vjeç, asgje nuk e ndal per te zhvilluar talentin per ngjyrat te cilin e zbuloje 17 vjet me pare. Djali i saj Sokoli, ne fillim ishte i çuditur me dhuntine e nenes.

“Historia e pikturave të mamit nisi gjatë kohës kur isha në Gjermani, Mora vesh që mami po pikturonte. Thashë çne mami 50 vjeç po pikturon dhe sa herë flisja më thonte ja po pikturoj”, rrëfen djali i saj.

Kaq  mjatoi qe artistia autodidakte te niste nje rruge te ndryshme nga ajo qe kishte bere me pare me mesimdhenien.

“Ishte diçka tjetër komplekt nga ajo që po bënte. Nuk mund ta quaja profesion se nisi si shaka edhe pse e dija që kishte talent, por dua të them se edhe këtë e ka bërë me dashurinë me të cilën ka bërë edhe mësimdhënien”, thotë Sokoli.

Sot ai eshte mesuar me idene e nenes piktore dhe e ndjek vazhdimisht  ne ekspozitat e ndryshme qe Gonxhja ben…

“E para punës jam krenar sepse është në një moshë që shumë gra të tjera janë, jo të fikura, por vazhdojnë jetën normale dhe monotone avash avash, ndërsa nëna është gjithmonë aktive dhe them ishalla edhe unë në atë moshë të jem ashtu. E mahnitshme ta shohësh si punon, si ngrihet në mëngjes, por prapë e gjen energjinë edhe kur ankohet se i dhëmbin këmbët apo koka”, tregon Sokoli.

Ne vitin 1968 ajo nis te punoje si mesuese e ciklit te ulet, ne zonat e Mirdites, Kolonjes, Sarandes, Lezhes dhe Tiranes, pune qe e beri deri ne vitin 1987.

Me pas, nena e tre femijeve punoi si bibliotekare ne Ministrine e Puneve te Brendshme per 5 vjet.

Nga viti 1992 e deri sot, Gonxhja vazhdon dhe nje tjeter pasion, robaqepsine…duke treguar se packa moshes, piktura dhe robaqepsia, dy pasionet e saj, nuk do ta plakin kurre.

Zhaneta, mësuesja e rusishtes që iu përkushtua artizanatit

Kur doli ne pension, mesuesja e rusishtes Zhaneta Zyfa, nuk donte ta ndalonte aktivitetin.

Ajo u perpoq te gjente dicka qe ta mbante te angazhuar dhe njekohesisht t’i dhuronte kenaqesi, duke zbuluar keshtu talentin per punimet e dores.

Lule te bere me grep, mbulesa, aplikacione shumengjyreshe, çentro apo dhe veshje tavolinave, jane vetem disa nga punimet e 57-vjeçares e cila eshte deshmi e artizanatit qe nuk njeh moshe.

Edhe pse ka perfunduar 2 fakultete, te parin per rusisht dhe te dytin per Psikologji-Pedagogji, Zhaneta ndihet shume mire me pasionin e zbuluar 5 vjet me pare.

Ne vitin 2000, kur nisi te punonte me copat dhe grepa, Zhaneta ishte 53 vjec. Sot ajo eshte shume e dhene pas punimeve qe ben dhe madje ka krijuar nje klientele besnike per produktet saj.

Ish-mesuesja e rusishtes, edhe pse ka plote 20 vjet ne mesimdhenie, nuk eshte penduar kurre per faktin se mund te qendronte serisht ne profesion, por zgjodhi punimet e dores si per te treguar se dashuria per te bukuren dhe artin mund te filloje ne cdo moshe.
 
Mira, 35 vjet në realizimin e qeramikës  

Ajo luan me balten njesoj si me brumin e bukes.Mira Kucuku ka mbi 35 vjet qe i jep forma nga me te larmishmet lendes se shformueshme, duke e bindur me shume delikatese.

Balta ka ngrohtesi dhe butesi por ne duar e mire behet art, per te treguar se pasioni i 59 vjecares eshte ende i forte, si ne diten qe perfundoje Akademine e Arteve.

Edhe pse ka nje jete ne kete profesion, modestia e shoqeron ne cdo veper arti qe ben. Procesi ne fakt eshte i lodheshem dhe i mundimshem.

Ne fillim merret balta e vecante dhe i jepet forma qe duam. Me pas shtypet me rul per te qene sa me e sheshte dhe e njetrajteshme. Me ane te nje thike, mund t’i japim formen qe duam per te nisur pikturimin e baltes. Ne fund te punes, kur gjithcka ka perfunduar, balta lihet te thahet 24 ore.

Hapi tjeter eshte futja ne furren e zjarrit qe ngurteson strukturen e punimit te baltes. Pas oreve te gjate te punes, artistja shijon produktin final duke provuar lodhje por ne te njejten kohe  dhe kenaqesi shpirterore.

Kete pune, Mira Kucuku e ben qe ne moshen 14 vjecare kur nisi te punoje per here te pare.

Pasi perfundoi studimet e larte prane Akademise se Arteve ne Tirane ne vitin 1978, Mira hodhi hapat e para si profesioniste.

Ajo eshte vleresuar  me shume cmime dhe mirenjohje brenda dhe jashte vendit duke perfaqesuar denjesisht Shqiperine ne Kroaci, Greqi, Hollande, France e ne shume vende te tjera.

Ajo mendon se mund te kontribuoje per shume vite te tjera ne artin e punimit me qeramike.
 
 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta