Me lajtmotivin se lufta kundër korrupsionit është pasaporta me të cilën
Shqiperia do të hyjë në Bashkimin e Europian, ministri i Drejtësisë,
Nasip Naço paralajmëroi ndryshime drastike në sistemin gjyqësor.

Duke folur në Komisionin e Integrimit, ministri Naço bëri publik detajet e para sesi Qeveria mendon të ndërhyjë në reformën për Gjykatën e Lartë, e cila për shkak të numrit të lartë të çështjeve në gjykim, rreth 10 mijë, duket sikur është shndërruar në Gjykate të Shkallës së Parë.

“Para nesh ngelet ose do te shtojme numrin e gjyqtareve ne kete Gjykate, gje qe eshte e papranueshme per nje vend te vogel, ose duhet te kufizojme kompetencat e Gjykates se Lartë, qe jo ne çdo rast, çdo ceshtje te shkoje ne Gjykatën e Lartë”, tha Naço.
 
Reforme pritet edhe ne Keshillin e Larte te Drejtesise, ku 2/3 e anetareve zgjidhen nga konferenca gjyqesore, gje qe mesa duket, siç funksionon tani dhe siç thote ministri i Drejtesise, ka ndikim jopozitiv ne vendimarrjen e KLD-së.

“Ne nuk kerkojme te ndryshojme numrin, por kerkojme te vendosim kritere me te forta te atyre qe do te zgjidhen nga konferenca gjyqesore per ne KLD. Pra te mos jete larje dhe dhenie borxhi me njeri-tjetrin, por te kemi nje sistem realisht te pergjegjeshem”, tha Naco.

Ministri i Drejtësisë thote se eshte kjo lidhje mes gjyqtareve dhe anëtarëve të KLD-së që pengon kete institucion te promovoje magjistratet e rinj dhe t’i perfshije ata ne gjyqesor. Pasi permendi rastin e 8 studenteve, per te cilet KLD-ja nuk pranon te mblidhet, ministri i Drejtësisë shkoi edhe me tej kur tregoi nje rast tjeter qe ngjall dyshime per menyren sesi funksionon KLD-ja.

“Mund t’ju them qe vetem ne mbledhjen e fundit per 4 vende vakante ne Gjykaten e Apelit në Durres ishin 61 kandidatura dhe vetem 4 kandidate moren nga 11 vota, nuk mori asnjë tjeter. Besoj se kaq flet qarte se mbledhja ishte bere diku tjeter”, tha Naço.
 
Aktualisht Qeveria ka paraqitur nje pakete antikorrupsion, me te cilen kerkon te parandaloje korrupsionin edhe ne gjyqesor dhe sipas ministrit te Drejtësisë nese ka vullnet, korrupsioni mund te dale ne drite edhe mes gjyqtareve dhe prokuroreve.

“Mjafton te kerkosh deklaratat e pasurive, te shikosh sa here ikin ata jashte shtetit, (se tani kane nisur te ikin edhe nga Prishtina, sepse atje nuk i kap sistemi TIMS), mjafton te ulen te gjithe aktoret, KLD, ministri i Drejtesise, Presidenti i Republikes, KLD-ja, deklarimi i pasurive, Prokurori i Përgjithshem dhe te kene vullnet, te jeni te bindur se gjerat dalin shume qarte, te jeni te bindur”, theksoi Naço.
 
Kjo eshte hera e pare qe nje minister Drejtësie flet kaq pa doreza ne publik per menyren sesi funksionon vendmarrja ne sistemin gjyqesor.

Ndryshimi i paketës “Antimafia”
Korrupsioni te Krimet e Rënda, OPDAT kundër: Ngarkon dhe devijon sistemin

Per ndryshimet radikale ne sistem ministri i Drejtesise thote se ka kerkuar ndihmen e Komisionit te Venecias, por me heret Qeveria duhet te perballet me nje veshtiresi tjeter. OPDAT-i, misioni amerikan qe asiston Qeverine ne fushen e drejtesise penale ka vene ne dijeni Komisionin e Ligjeve se per ndryshimet ne Ligjin Antimafia, Qeveria nuk eshte konsultuar me misionin.

Ndryshimet qe vleresojne korrupsionin nje krim te rende qe duhet hetuar dhe gjykuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve te Renda, e specializuar per luften kunder krimit te organizuar, sipas OPDAT-it “zgjeron detyrat e ketyre institucioneve”.

Kjo gje, sipas eksperteve amerikane “pakeson vemendjen ndaj krimit te organizuar dhe nuk do t’i sherbeje suksesit te tyre ne te ardhmen”. Kete debat, ministri i Drjetesise do ta beje te merkuren ne Komisionin e Ligjeve, ku opozita ka kerkuar nderkohe terheqjen nga Qeveria te te gjitha ndryshimeve ligjore, persa kohe ato jane sipas demokrateve, te pakonsultuara me ekspertet.

Ndryshimi i paketës “Antimafia”
LSI: Do të dëgjojmë grupet e interesit dhe sugjerimet e OPDAT

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se diskutimi për ndryshimet në paketën “antimafia”, të propozuar nga qeveria, nuk ka nisur akoma. Ndaj, ai theksoi se do të dëgjohen të gjitha grupet e interesit në Parlament, si dhe sugjerimet e misionit amerikan OPDAT.

“Ky diskutim, sikurse ju thashë, nuk ka filluar ende, por është futur në kalendarin e Parlamentit, ku sigurisht të gjitha sugjerimet që do të vijnë – dhe ku “OPDAT” është një nga sugjerimet e çmuara, dëgjimi i të cilave do të jetë shumë i vëmendshëm, – do të jetë patjetër pjesë e procesit të diskutimit të gjerë, që do të ndërmerret në Parlament lidhur me këto nisma.

Top Channel