“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Një menaxhere në një “fast food” të Ajovës në SHBA ka humbur punën pasi një kliente postoi foto të saj duke përgatitur zbathur ushqimin dhe duke fshirë në pantallona duart e djersitura.
Sipas ‘Des Moines Register’, 31-vjeçarja Melinda Halvorsen është pushuar nga puna pasi Danielle Tiesmessen postoi foton në Facebook në muajin gusht.
“Kjo grua po përgatit ushqim pa këpucë, pa doreza dhe pa uniformë. Kur djersinte, i fshinte duart në pantallona dhe nuk i lante. Kërkova të flisja me menaxherin dhe u shokova kur mora vesh se ajo ishte menaxheri. Më foli shumë keq pasi unë isha e kritikova për mënyrën si punonte”, shkroi Danielle në përshkrimin e fotos.
Po sipas ‘Des Moines Register’, Melinda po përgatiste ushqim për vete kur Danielle e fotografoi, por kjo nuk e shpëtoi atë nga largimi nga puna.
Pronarja Linda Johnson ka theksuar se puna në “fast food” ka rënë me 25% që nga 8 gushti, dita kur ndodhi ky incident me menaxheren.
Top Channel