Incidentet e natës së Vitit të Ri kanë qenë të pakta. I pari ndodhi në
Durrës, ku policia njoftoi se një 12-vjeçar mori një plage ne kembe me
arme zjarri ne Sukth.
Policia sqaroi se, ky ishte i vetmi iincident ne qarkun e Durresit qe numeron te pakten 420 mije banore.
Ne qarkun e Tiranes, me i madhi ne vend, nuk u njoftua per asnje incident gjate festes, por nje i ri nga Bathorja u dergua ne spital i plagosur ne rrethana ende te pasqaruara. Policia ka nisur hetimet per kete ngjarje.
Ne Gjirokastër nje grua u palgos ne kembe, pas festimit te nates se Vitit te Ri ne Lazarat, ku mes fishekzjarreve ka patur edhe fisheke. Te tre te plagosurit kane ne gjendje jo te rrezikshme per jeten e tyre.
Sipas policise ditet e para te 2014-es kane nisur mbare, ndryshe nga vitet e kaluara, ku jane shenuar ngjarje te renda, mes te cileve edhe te vraret me arme zjarri.
Ne nje komunikim per mediat Zyra e Shtypit e Policise se Shtetit sqaroi se ne saj te masave te marra me pare prej saj u be e mundur qe nata e nderrimit te viteve kalojë e qete duke mos u shenuar asnje incident i rëndë.
Ndersa Policia e Shtetit do te vijoje edhe per ditet e para te janarit 2014 me shërbime të përforcuar, per garantimin e parametrave optimalë të sigurisë në të gjithë territorin e vendit në kuadër të festes se vitit te ri. Policia e Shtetit njofoti gjithashtu se, do te vazhdoje te lehtesoje dhe te shpejtoje procedurat per te levizjen e qytetareve ne pikat e kalimit kufitar. Synim primar mbetet per uniformat blu edhe siguria rrugore.
Top Channel