Partia Demokratike ka reaguar sërish ditën e dielë ndaj pranisë së një grupi komunistësh me portretin e Enver Hoxhës gjatë homazheve të drejtuesve të qeverisë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në datën 29 Nëntor.

Nëpërmjet zëdhënëses Laura Vorpsi, PD-ja ka përsëritur kërkesën që kryeministri Edi Rama t’i kërkojë falje popullit shqiptar.

“Shfaqja e fotos së Enver Hoxhës më 29 nëntor ishte provokim i turpshëm ndaj kombit shqiptar. PD-ja i ka kërkuar kryeministrit të kërkojë falje për këtë, por ende nuk ka asnjë reagim prej tij. Fotoja ku duket portreti i Enver Hoxhës vazhdon të jetë në profilin e Facebook-ut të kryeministrit dhe ai nuk pranon ta heqë atë”, theksoi zëdhënësja e partisë më të madhe opozitare të vendit.

“Ky akt nuk do të kalojë pa kosto. Ky është një zhvillim i panevojshëm për vendin tonë. Qeveria nuk duhet të luajë me dhimbjen e një kombi, dhimbje që ka zgjatur për 50 vite me radhë. Rama të tërhiqet para se populli t’i japë fund lojërave të tij”, shtoi Vorpsi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta