Tregu i Krishtlindjeve në Nuremberg, një prej më të vjetërve në Gjermani, është çelur zyrtarisht të premten dhe kjo shënon nisjen e festave në stilin bavarez.

Një vajzë e veshur si “KristKint”, apo “Fëmija Jezus”, e njohur tradicionalisht si prurësja e dhuratave, u shfaq në ballkonin e Kishës së Zonjës Sonë, në sheshin kryesor të qytetit, për të çelur sezonin e blerjeve për festat.

Ajo është Tereza Treuhajt, që u zgjodh mes 40 vajzave konkurrente të moshës nga 16 në 18 vjeç. “Kushdo që vjen duhet të gjejë një mikpritje të ngrohtë”, tha ajo.

“KristKint” i ngjan një personazhi përrallash, me flokë të arta dhe krahë ëngjëlli, i cili u sjell dhurata fëmijëve që jetojnë në rajonet që flasin gjermanisht.

Deri në prag të Krishtlindjes mbi 185 shtëpiza druri do të presin mijëra vizitorë nga e gjithë bota për t’iu bashkuar shpirtit festiv.

Mbi të gjitha, ata do të shijojnë GlueVajn, apo verën e ngrohtë me kanellë dhe copa frutash, si dhe salçiçet e Nurembergut, të njohura si “bratvyrst”. Për herë të parë tregu historik u permend në vitin 1628.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta