Shkarkohet përgjegjësi juridik në burgun e Lezhës

29/11/2013 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar nga detyra përgjegjësin e Sektorit Juridik në burgun e Lezhës, Leonard Mardoda.

Vendimi vjen pas transmetimit të një video në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ ku shfaqet një rast korrupsioni në të cilin ishte i përfshirë edhe Mardoda.

“Duke marrë shkas nga situata, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Artur Zoto, mori menjëherë masën administrative: Shkarkim nga detyra të z. Leonard Mardoda, Përgjegjës i Sektorit Juridik në IEVP Lezhë”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se mban të njëjtin qëndrim me Ministrinë e Drejtësisë për rastet e korrupsionit dhe se marrja e masave ndaj këtyre rasteve do të jetë gjithmonë konform ligjit.

Top Channel