“PD duhet të riorganizohet”/ Alimehmeti thirrje në ‘Top Story’: Berishës i mbaron mandati, partia të forcohet Raportuesit për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të
Europës do të vizitojnë Tiranën gjatë javës së parë të Dhjetorit, për të
ndjekur në terren përmbushjen e angazhimeve dhe detyrimeve nga vendi.
Britaniku Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco nga Moldavia pritet të zhvillojnë takime me Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm dhe atë për autoritetet lokale e decentralizimin, kreun e opozitës, përfaqësuesit e Kuvendit në Strasburg, Avokatin e Popullit, përfaqësuesë të gjyqsorit, KQZ-së, shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik.
Sipas njoftimit për shtyp, diskutimet do të fokusohen në bashkëpunimin qeveri-opozitë, pavarësinë e gjyqsorit, depolitizimin e administratës, në luftën ndaj korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë zbatimin e vendimeve të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut ndaj Shqipërisë. Gjatë vizitës së tyre, 1-5 dhjetor, raportuesit do të vizitojnë dhe burgun e Vlorës, e do të takohen me përfaqësuesë lokal të këtij qyteti, dhe ditën e fundit do të mbajnë një konferencë për shtyp në Tiranë.
Top Channel