Pedofili lejohet të birësojë fëmijë

29/11/2013 14:25

Një pedofil i dënuar për abuzimin e një vajze 5-vjeçare fitoi të drejtën për të birësuar fëmijë në Suedi.

Sipas autoriteteve, pasi vuajti dënimin dhe doli nga burgu rreth të 60-tave, pedofili nuk përbën më një rrezik për shoqërinë dhe do të ishte një shkelje e të drejtave të tij njerëzore që të privohej nga e drejta për të birësuar.

Pedofili, i cili në dosjen e tij kriminale ka 90 vepra të kryera ose të dyshuara, shumë prej të cilave mashtrime financiare dhe vjedhje ordinere, dëshiron të birësojë djalin 10-vjeçar të gruas me të cilën u martua në 2009-n, pas vdekjes së saj.

Babai biologjik i djaloshit ka dhënë aprovimin e tij për kryerjen e këtij birësimi.

Kërkesa e pedofilit u shqyrtua nga një komision prej dhjetë anëtarësh në qytetin e Helsinborgut dhe nëntë prej tyre gjykuan se mundësia që ish-i dënuari të abuzojë sërish me fëmijën është e ulët.

60-vjeçari do të jetë i mbikqyrur në mënyrë konstante nga punonjësit e shërbimeve sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA