“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t 22 nëntori bëri që një numër i madh njerëzish të zbresin në rrugët e vendit për të mbledhur mbeturinat. Nisma “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” sensibilizoi nxënës, studentë, politikanë e shumë kategori të tjera të shoqërisë për të kontribuar sadopak për një ambient më të pastër.
Pasioni për të shkruar është i pakufi. Edhe në zonat rurale, aty ku mund të mendohet se zhvillimi është më i ngadaltë për letrarët nuk është kështu. Në studion e “Pasdite ne Top Channel” ata treguan se si ia kanë kushtuar jetën të shkruarit.
Policët jo pak herë paragjykohen për punën e tyre, por ata janë heronj për shumë njerëz. Një video tregon momentin dramatik kur një polic e rrezikoi jetën e tij vetëm e vetëm që të shpëtojë një person që kishte mbetur pa ndjenja në makinën që po i digjej. 27-vjeçari Scott Krissinger është treguar një polic shumë i përkushtuar duke e vënë përgjegjësinë e detyrës para jetës së tij dhe kështu ka arritur ta shpëtojë në kohë 61-vjeçarin Gerald Ferrill i cili po shkonte drejt vdekjes.
Etika është një cilësi që shpeshherë nuk iu mungon as hajdutëve. Një hjadut në Kinë ka shkruar me shkrim dore 11 faqe numrat e një iPhone që e kishte vjedhur dhe ia ka dërguar bashkë me kartën sim pronarit të smartphone-it. Në telefon gjendeshin më shumë se një mijë numra të cilët përdoruesi i iPhone nuk i kishte të ruajtuar diku tjetër.
Top Channel