Qeveria serbe premtoi një risistemim për 75 azilkërkuesit sirianë, të cilët u sulmuan nga banorët e Obrenovaçit, në Serbinë Qendrore.

Të larguar nga lufta civile në Siri, sirianët ishin sistemuar nga autoritetet në disa çadra të ngritura në këtë qytetet.

Megjithatë, banorët vendas nuk e mirëpritën aspak këtë vendim dhe sulmuan sirianët, duke i dhunuar fizikisht e duke i vënë zjarrin tendave të tyre.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi mbrëmjen e së mërkurës dhe dhjetëra sirianët u detyruan të mbijetonin një natë me shumë pak veshmbathje në mes të ngricës dhe dëborës.

Vendasit justifikuan veprimin e tyre çnjerezor me friken se rrenjesoja e sirianeve ne qytet do te rriste kriminalitetin dhe ulte vendet e punes per serbet.

Autoritetet ndërhynë vetëm mëngjesin e së enjtes dhe nuk dihet ende se ku do të dërgohen azilkërkuesit.

Lajmi i publikuar në Agjensinë Serbe “Tanjug” nuk specifikon nëse do të merren masa ligjore kundër agresorëve.

Për shkak të pozicionit gjeografik, Serbia pret aktualisht 4 mijë azilkërkues sirianë, të cilët tentojnë të kalojnë tranzit në këtë vend, rrugës së tyre për në vendet e Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA