“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Në këto korridore eci dhe punoi për 27 vite me radhë. Shpeshherë vrapoi për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të sëmurë që kishin nevojë për ndihmën e saj, të cilën nuk ua kurseu për asnjë çast.
Sofika Ristani, infermierja aq e dashur e repartit të pediatrisë në Spitalin e Vlorës, e dalë prej pak javësh në pension, i kushtoi gjithë jetën e saj punës.
“Ka qenë infermierja më e buzëqeshur me fëmijët. Ishte nga të vetmet që punoi e palodhur deri në ditën e fundit të punës. Kurrë nuk dinte t’i thonte jo pacientit”, tregojnë kolegët e saj.
Të afërmit e pacientëve të vegjël nuk kursejnë fjalët e mira dhe bekimet kur kujtojnë se Sofika ka shpëtuar jetë njerëzish.
Jeta e Sofikës tashmë nuk lidhet më me punën dhe spitalin, por energjitë e saj vazhdojnë të jenë të pashterueshme. Bashkëshorti, Llazari, tregon se ajo nuk njeh kurrë lodhje: “Pasi mbaronte turin e tretë shkonte për të vizituar vajzat që studionin në Tiranë.”
Pas 44 vitesh punë të pandërprerë, “Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë” e shpërbleu për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj. Por, më shumë se kushdo, asaj i janë mirënjohës për gjithë jetën ata fëmijë që Sofika i mjekoi me aq shumë dashuri.
Top Channel