Mbyllet linja më e gjatë ajrore

28/11/2013 00:00

Kriza ekonomike globale ka prekur qysh prej fillimit të saj edhe sektorin e transportit ajror. Njerëzit filluan të lëviznin më pak dhe atëherë kur e bënin atë, zgjidhnin alternativa me cmime të lira, duke shmangur kategoritë luksoze e të kushtueshme.

Prej më shumë se 2 vitesh, kompanitë ajrore thonë se kanë regjistruar humbje në linjën më të gjatë ajrore, ajo që transportonte pasagjerët nga Nju Jorku drejt Singaporit dhe anasjelltas. Pasi rezistuan për gjithë këtë kohë dhe në pritje të përmirësimit të situatës, ato njoftojnë mbylljen e kësaj linje, që kishte vetëm “bussines class”, që do të thotë cmime biletash nga 6 mijë deri në 11 mijë dollarë.

Tashmë për të udhëtuar nga Nju Jorku në Singapor dhe nga Singapori në Nju Jork, do të përdoren ndalesa tranziste, kryesisht në Frankfurt të Gjermanisë dhe në Los Anxheles të SHBA.

Mbyllja e kësaj linje, ku pasagjerët udhëtonin për 19 orë për në destinancion, i lë vendin e parë si linja më e gjatë asaj Dubai-Houston dhe Dubai-Los Anxheles, për përshkohet për plot 16 orë e 20 minuta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta