Koktej vegjetal kundër kancerit të gjirit

28/11/2013 00:00

Erëza, fruta dhe perime. Një koktej vegjetal që duket se është efikas
për të luftuar kancerin e gjirit, pa shkaktuar efekte anësore.

Studimi është bërë nga ekspertë të Louisiana State University, që në një artikull të botuar në revistën “Journal of Cancer” sqarojnë se këto përbërje natyrore kanë rezultuar efikase për të frenuar qelizat tumorale.

Ekipi i studiuesve ka ekzaminuar rreth dhjetë përbërës kimikë natyrorë të pranishëm tek frutat, perimet dhe erëzat dhe zbulimi ka qenë se këta elementë veç e veç nuk kishin efekt.

Efikasiteti i tyre konstatohet vetëm kur ata përzihen me njëri-tjetrin, pra kur formohet një koktej. Në këtë rast, celulat tumorale reduktohen me 80 për qind dhe kokteji bllokon edhe migrimin e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta