Që prej zbulimit të saj, dekadën e shkuar, viagra dhe disa mjekime të tjera të ngjashme kanë ndihmuar dukshëm në përmirësimin e shëndetit seksual të meshkujve të prekur nga impotenca.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përmirësimi i shëndetit seksual nuk është i barazvlefshëm me përmirësimin e gjendjes psikologjike.

Në një studim, kërkuesit zbuluan se jeta e meshkujve të prekur nga këto shqetësime nuk është përmirësuar në ndonjë nivel të rëndësishëm.

Studimi i “LiveScience” u përqendrua në 40 meshkuj, të cilët përdornin për herë të parë këto mjekime dhe përpara nisjes së kurës, ata u pyetën në mënyrë të detajuar për gjendjen e tyre psikologjike.

Në përfundim të kohës së studimit, përdoruesit e viagrës shpesh paraqitën të njëjtën gjendje psikologjike, ndërsa në disa raste u evidentuan edhe përkeqësime.

Kështu, midis të anketuarve kishte edhe pre tyre që shfaqnin shenja depresioni dhe përdorimi i viagrës nuk i kishte ndihmuar ata për të zbutur problemet e tyre psikologjike.

Viagra është një medikament i cili zgjeron enët e gjakut, duke lehtësuar furnizimin me gjak të enëve që furnizojnë organin gjenital mashkullor.

“Është e thjeshtë dhe njëkohësisht e gabuar të mendohet se zgjidhja e problemeve riprodhuese do të mjaftojë që personat të zgjidhin problemet e tyre të jetës në çift. Lumturia është diçka shumë e vështirë dhe e ndërlikuar për t’u arritur. Zgjidhja e problemit të impotencës është vetëm një copëz më shumë në mozaikun e lumturisë, ndaj në shumë çifte është e domosdoshme një terapi shoqëruese”, deklaroi Andrew Kramer, urulog në Spitalin Universitar të Merilendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA