
Moti i keq ka vështirësuar disa akse rrugore në Kosovë. Policia e Kosovës me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.
Në akset rrugore janë caktuar Njësite Policore të Komunikacionit Rrugor të cilat ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për pajisjen e automjeteve me goma dimërore , zinxhirë, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë së lejuar.
Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e qarkullimit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore, ku bora dhe ngricat mund të janë të pranishme.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë ligjin në qarkullim.
Top Channel