Momenti kur tigri sulmon trajnerin e tij

27/11/2013 00:00

Kamerat dhe vizitorët dokumentuan momentin tragjik kur një tigër bengali sulmoi trajnerin e tij në një kopësht zoologjik në Australia, duke e lënë atë në gjendje kritike në spital.

Sulmi ndodhi gjatë shfaqje të zakonshme të tigrit dhe trajnerit të tij. Në fotot, videot dhe dëshmitë e dhjetra vizitorëve që ndodheshin në kopështin zoologjik në momentin e sulmit, tigri sulmoi krejt papritur trajnerin e tij, duke e kafshuar dy herë në qafë dhe shpatull.

Trajneri 30-vjeçar, David Styles u shpëtua nga kthetrat e grupit të shpëtimit. Katër persona ndërhynë menjëherë duke goditur dhe trembur felinin, ndërsa shoqëruan menjëherë për në spital 30-vjeçarin. Ai ndodhet ende në spital, në gjendje të qëndrueshme, por serish serioze.

Ndërkohë, drejtuesit e kopështit zoologjik thanë se gjithcka ishte një incident, një keqkuptim i tigrit, që “luajti më fort se herët e tjera”. Ata thanë se ndaj felinit nuk do të merret asnjë masë, ndërsa shtuan se mirëpresin rikthimin në punë të trajnerit menjëherë sapo të shërohet.

David punonte prej 9 vitesh me felinët në këtë kopësht zoologjik dhe tigri që për pak i mori jetën, ishte rritur prej tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta