Fraza pa kuptim në trupin e klientëve, arrestohet tatuatori
27/11/2013 00:00
Një tatuator tajlandez, që ushtronte profesionin e tij në Brazil, përfundoi në pranga nga autoritetet vendase.
Artisti aziatik akuzohet për mashtrim me klientët e tij, pasi në vend të frazave që zgjidhnin ata, u tatuonte në gjuhën tij tatu me fraza të pakuptimta dhe në disa raste edhe ofenduese.
Skandali u zbulua nga një femër e cila kishte kërkuar që në supet e saj të shkruhej me gërma tajlandeze fjalia “ji përgjegjës për atë që ke edukuar”. Por disa muaj më vonë, me ndihmën e një njohësi të gjuhës tajlandeze e reja zbuloi se në fakt mbi lëkurën e saj ishte shkruajtur shprehja: “supë hajvani me mish pule”.
Pas këtij rasti, edhe shumë klientë të tjerë të artistit tajlandez zbuluan mashtrimin.
Top Channel