Bashkëpunimi në energjitikë

27/11/2013 00:00

Bashkëpunimi në fushën e energjitikës mes Maqedonisë dhe Shqipërisë ka qenë tema kryesore e takimit mes ministrit të Ekonomisë në Shkup, Valon Saraçini dhe ministrit shqiptar të Tregtisë dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Pas takimit, dy ministrat njoftuan se në vitin 2015 në dy vendet do të nisin punimet për ndërtimin e linjës 400 kilovolt nga qyteti i Manastirit deri në Elbasan për lidhjen energjetike mes dy vendeve.

“Interkonjeksioni mes Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk është vetëm projekt që do t’i shërbejë vetëm dy vendeve, por do t’i shërbejë edhe rajonit në tërësi, pasi integron më mirë rajonin nga pikëpamja e infrastrukturës për të shkëmbyer energji elektrike. Kjo e rrit sigurinë energjitike të rajonit”, deklaroi Gjiknuri.

Kostoja e këtij projekti që pritet të përfundojë në vitin 2017 arrin në 65 milionë euro. “Bëhet fjalë për largë përçues në largësi prej 150 km prej të cilave 90 janë në pjesën e Maqedonisë, ndërsa 60 në pjesën e Shqipërisë. Dua të them se ky projekt do të jetë projekti i parë energjitik, ose linja e parë interkonjuktuese që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë”, tha nga ana tjetër ministri Saraçini.

Me inicitivë të ministrave Saraçini dhe Gjinkuri, në takimin e tyre të pare në Shkup janë formuar grupe pune nga dy ministritë, që kanë për detyrë të hartojnë një marrëveshje mirëkuptimi për mbylljen e çështjeve të hapura dhe një plan të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe energjetikës.

Top Channel