Fotografia që nuk është në mur, janë qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët vazhdojnë të përballen me dilema të ndryshme.

Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, gjatë vizitës në Preshevë, ka thënë se qeveria shqiptare nuk do ta harrojë Preshevën dhe do të ketë një angazhim për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Me shumë kënaqësi, do të thoja se te kryeministri i Shqipërisë keni promovuesin kryesor të artit për shqiptarët, që mund të ketë pasur ndonjëherë ndonjë qeveri e Shqipërisë. Kështu që jam shumë mirënjohës që qeveria shqiptare ishte e pranishme dhe kryeministri ynë artist u soll si i tillë, duke sjellë një projekt arti për të përfshirë për t’u përfshirë si qeveri në Luginën e Preshevës”, tha Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Veliaj mori pjesë në hapjen e “PreFoto”, një garë ndërkombëtare e fotografisë që mbahet në Preshevë, projekt i cili është mbështetur kësaj radhe edhe nga qeveria shqiptare.

“Që projektin e Rilindjes mos ta kufizojmë në vetëm 28 mijë kilometrat katrorë të Shqipërisë, por ta hapim kudo ku ka shqiptarë, që kanë nevojë për Rilindje. Dhe Presheva ka nevojë për një Rilindje, që nuk mund të realizohet vetëm nga ata që do të jetojnë këtu. Por, edhe nga ata që e duan këtë vend dhe që duan të kontribuojnë, pavarësisht se nesër do të gdhihen apo jo në Preshevë”, shtoi Erion Veliaj.

Veliaj premtoi se zyrtarët e qeverisë shqiptare do të relefktojnë për Preshevën edhe kur nuk janë aty.

Tirana hedh sytë nga Presheva
Veliaj takon zyrtarët serbë. Shqiptarët kërkojnë ndihmë për të drejtat

Erion Veliaj, tashmë si Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, i
është kthyer sërish Preshevës pas vizitave të mëhershme gjatë kohës në
opozitë.

Ai gjatë takimeve të para ka takuar zyrtarët e zonës ku jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë dhe më pas ka takuar edhe zyrtarët serbë përgjegjës për jugun. Ka thënë se me Serbinë duhet të ketë bashkëpunim, ndërkaq edhe serbët kanë kërkuar takime të rregullta.

Erion Veliaj, Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë: Ne duhet të bashkëpunojmë shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë, kjo do të thotë të investohemi më shumë në arsim, të promovojmë më shumë historitë e suksesit të artit dhe të sportit dhe të japim mesazhin që një erë e re po fryn në Ballkan ku do të duhet që t’i zgjidhim gjërat nëpërmjet komunikimit. Nuk është sekret, ne nuk biem dakort për gjërat e të kaluarës, por nuk është misioni ynë të biem dakort për të kaluarën, misioni ynë, i zyrtarëve në Shqipëri, i zyrtarëve në Serbi është që të biem dakort për gjërat e së tashmes dhe së ardhmes.

Zoran Stankovic, Kryetar i Trupit Koordiunues për Jug: Kemi rënë dakord që pas gjithë këtyre takimeve të caktojmë forma ehde më konkrete të bashkëpunimit dhe shpresojmë që do ta arrim këtë para së gjithash për të mirën e qytetarëve që jetojnë këtu.

Për shqiptarët ndihma e qeverisë së Shqipërisë është e nevojshme pasi mund të luaj rolin e ndërmjetësuesit për të drejtat e tyre.

“E kemi njoftuar dhe me siguri të madhe do të përcojë këtë mesazh në qeverinë shqiptare, në mënyrë që edhe qeveria e Shqipërisë do të marrë hapa për përmirësimin e jetës së shqiptarëve këtu”, thotë Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.

Veliaj ka takuar edhe përfaqësuesit e organizatave rinore me të cilët ka biseduar për të konkretizuar bashkëpunimin dhe mbështetjen nga Shqipëria. Ndërsa më vonë ministri shqiptar do të marrë pjesë në një ekspozitë të ndihmuar nga qeveria.

Top Channel