Vaji mbetet stok/ Fermerët në Peqin prodhojnë vaj cilësor, por shitja mungon Qeveria do të nisë një kontroll të imtësishëm të të gjitha kontratave koncensionare të dhëna gjatë viteve të fundit nga qeveria paraardhëse.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes njofton se ka sinjalizime nga grupet e interesit se në sektorë të ndryshëm janë dhënë një sërë koncesionesh që cënojnë konkurrencën e lirë dhe që vendosin bizneset përfituese në kushte dominuese ndaj aktorëve të tjerë në treg.
Për këtë arsye, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj i ka kërkuar të gjitha Ministrive që kanë dhënë koncensione, listën e plotë të tyre dhe një analizë të kontratave dhe paketave ligjore e rregullatore që i kanë shoqëruar.
Në letrën e tij, ministri Ahmetaj ka kërkuar gjithashtu identifikimin e praktikave që mund të kenë elemente ekskluziviteti e që kufizojnë konkurrencën në treg. Lista e plotë e koncensioneve me paketat shoqëruese dhe sinjalizimet nga ministritë përkatëse do të jenë objekt i një analize të hollësishme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për të vërtetuar impaktin e klauzolave të ndryshme të kontratave mbi mirëfunksionimin e tregut dhe mbi konkurrencën e lirë.
Nëse do të vërtetohen se kontratat mund të përmbajnë elementë të padrejtë ekskluziviteti, kjo ministri do të paraqesë para qeverisë një paketë masash që duhen marrë për të eliminuar elementet e monopolit dhe për të garantuar konkurrencën e lirë në çdo sektor.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik thotë se vendimi për të kontrolluar këto kontrata koncensionare vjen pas depozitimit të kërkesave dhe ankimimeve të disa përfaqësuesve të biznesit mbi praktikat e ndjekura për përfitimin e këtyre kontratave koncensionare.
Top Channel