Krerët e insitucioneve kosovare, udhëheqës të partive politike dhe jo vetëm kanë dërguar telegrame ngushëllimi për humbjen e jetës së deputetit dhe ish-ministrit z. Sokol Olldashi.

Seanca e Kuvendit ka nisur me ngushëllime të njëpasnjëshme të kryetarit, nënkryetarëve të Kuvendit, por edhe shefat e grupeve parlamentare shqiptare dhe joshqiptare të cilët kanë drejtur ngushellime për familjen Olldashi, Parlamentit shqiptar, por edhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës të shpreh dhembjen dhe hdihërimin e madh për vdekjen tragjike të deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Sokol Olldashi. Ngushëllojmë Parlamentin, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Ngushëllimet tona i shkojnë së pari edhe familjes Olldashi, që ka humbur më të dashurin e vet në moshën e plotë, në angazhimin e shërbimet ndaj familjes e shtetit”, deklaroi Sabi Hamiti, nënkryetar i Kuvendit.

Në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Grabovci u shpreh: “Në radhë të parë, i shprehim së pari ngushëllimet familjes për humbjen e të dashurit. Ngushëllojmë Parlamentin e Shqipërisë, Partinë Demokratike dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë humbje të rëndë”.

“Kjo humbje tragjike ka tronditur politikën në Shqipëri dhe politikën mbarëshqiptare në tërësi. i ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta qytetarëve shqiptarë, Partisë Demokratike dhe liderit të saj, zotit Lulzim Basha”, tha në

“Grupi ynë parlamentar shfrytëzon rastin për të paraqitur ngushëllime familjes, qytetarëve shqiptarë, Parlamentit dhe Partisë Demokratike”, tha kryetari i grupit të AAK-së, Ardian Gjini.

Ngushëllime paraqitën në emër të forcave të tyre parlamentare edhe përfaqësuesit e pakicës serbe.

Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi, kryetari LDK-së Isa Mustafa dhe liderët e tjetër të partive politike kanë dërguar telegrame ngushllimi për familjen Olldashi dhe shtetin shqiptar.

Deputetet kanë vlerësuar punën dhe angazhimin e tij në politiken shqiptare dhe jo vetëm.

Vdekja tragjike e deputetit Olldashi u vlerësua humbje e madhe për shtetin dhe politikën shqiptare në përgjithësi.

“Puna dhe angazhimi i deputetit Sokol Olldashit, si ministër dhe si deputet, për prosperitetin e shtetit shqiptar, për demokracinë dhe intergrimet euroatlantike të Shqipërisë, do të kujtohen gjithmonë me nderim të veçantë”, thanë deputetet kosovare.

Top Channel