“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Kur fituan 148 milion paund në një lotari kombëtare, deklaruan të lumtur para mediave se kjo shumë do të ndihmonte që të mbajnë familjen të bashkuar dhe sa më afër.
Por 15 muaj nga tërheqja e cmimit të madh, Adrian dhe Gillian Bayford janë pranë divorcit. Të afërm të tyre thonë se 43-vjeçari dhe 41-vjeçarja jetojnë në dy banesa të ndara në Sufolk. Ajo në një “kështjellë” 6 milion paund dhe ai në një vilë prej gjysmë milioni paund, 10 minuta larg njëri-tjetrit.
Zëdhënësi i zonjës Bayford pranoi se “martesa mes tyre tashmë ka marrë fund”. Dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre u bënë të famshëm në gjithë Anglinë pas fitimit të cmimit të madh në lotarinë kombëtare.
Cmimi u ndryshoi jetën, nga dy punonjës të thjeshtë, ajo një infermiere dhe ai një shitës instrumentash muzikorë me të ardhura ta pakta, që i detyronin herë pas here të anulonin edhe pushimet.
Top Channel