Rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nxjerrin në balotazh kandidatët Krstimir Pantiç nga Nisma Qyterare Serbe, me 2 mijë 283 vota dhe Oliver Ivanoviç nga nisma qytetare SDP me 1 mijë e 705.
Agim Deva i PDK-së mori 1 mijë 204 vota, Adriana Hoxhiç, kandidate e pavarur 717 vota apo 11.96, si dhe Dimitri Jiniqievic nga SLS me 134 vota. Ndërkohë me vendim të PZAP-së për shkak të parregullësisve do të rivotohet edhe në dy qendra të votimit në Komunën e Zvecanit.
Rrjeti europian i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve (ENEMO) vlerësoi të martën se rivotimi i pjesshëm në Mitrovicën e Veriut është administruar në mënyrë efikase dhe është realizuar në atmosferë të qetë në të gjitha Qendrat e Votimi, edhe pse me mangësi proceduriale.
Nga ana tjetër parregullësitë e shumta kanë shtyrë PZAP-në të urdhëroi KQZ-në që rinumëroj fletëvotimet në 12 qendra të votimit në Komunën e Klinës.
“Ne dje kemi pranuar vendimin e PZAP-së, me të cilin është miratuar si e bazuar ankesa e subjektit politik të LDK-së dhe është urdhëruar KQZ-ja të numërojë fletëvotimet në qendrat e votimit si janë të renditura këtu. Dhe ky rinumërim të përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve lokale të tre nëntorit 2013”, deklaroi Valdete Daka, Kryetare e KQZ-së.
Për të kaluar vendimi për rinumërimin e votave në 12 qendra Klinë, anëtarët e KQZ-së kanë votuar tri herë deri sa i kanë bërë 8 vota për të kaluar kjo pikë. Dilemat ishin të mëdha për shkak se kishte kundërshtime dhe interpretime të ndryshme ligjore.
Ndër të tjersa disa nga anëtarët e KQZ-së thanë se se kjo cështje më shumë është vendim politik se sa faktik. Pas miratimin të vendimit menjëherë ka nisur rinumërimi i votave në 12 qendrat e votimit në Komunën e Klinës. Për të monitoruar këtë proces janë ftuar vëzhguesit e dy subjekteve LDK-së dhe AAK-së pasi gara ndërmmjet tyre është e ngushtë.
Top Channel