Një grup i shoqërisë civile është duke mbledhur firma në Kroaci për realizimin e një referendumi kombëtar për legalizimin e marijuanës.
Aktualisht, anëtari më i ri i BE-së ndalon shitjen e çdo lënde narkotike në territorin e tij dhe aplikon dënime të rënda për ata që kryejnë këtë vepër penale.
Grupi civil realizoi më parë një grumbullim të suksesshëm firmash për një peticion mbi legalizimin e martesave homoseksuale.
I shtrënguar nga peticioni, Zagrebi është duke konsideruar këtë çështje delikate për një pjesë të madhe të shoqërisë kroate.
E njëjta organizatë shqetësoi më parë gjatë vitit Beogradin, me nisjen e grumbullimit të firmave për eliminimin e alfabetit cirilik, i cili pranohet në Kushtetutën Kroate si një formë e dytë e të shkuarit të gjuhës.
Ndërsa Kroacia përdor gjerësisht një alfabet latin, gërmat cirilike përdoren në minoritetin serb që jeton brenda vendit me 4,2 milionë banorë.
Top Channel