Vizitorët e kopështit zoologjik të Dallasit pasditen e së dielës u bënë pa dashjë dëshmitarë të “ekzekutimit” të një luaneshe nga një luan.

Fillimisht vizitorët menduan se kafshët po luanin me njëra-tjetrën, por kur kaluan disa minuta, kuptuan se ishin dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë.

Sipas dëshmitarëve luani kafshoi në qafë për thuajse 10 minuta luaneshën 5-vjeçare. Ngjarja nuk ka tronditur vetëm vizitorët, por edhe punonjësit e kopështit zoologjik. Ata thanë se për momentin e kanë të pamundur të shpjegojnë shkaqet e sulmit.

Menjëherë pas ngjarjes, kopështi zoologjik u mbyll dhe luanët meshkuj u ndanë nga femrat në dy sektorë të vecantë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta