" /> ">
Për të gjithë ata që kanë parë filmin “Hangover”, kjo është një histori e dëgjuar më parë.
Një komedi e suksesshme me tre episode, ajo e “Hangover”-it ka në qendër të vëmendjes tre miq, të cilët pasi dehen përfundojnë në destinacione ku nuk e mbajnë mend si kanë përfunduar.
E njëjta gjë i ndodhi Luke Harding, një djaloshi britanik, referuar historisë së publikuar të martën në faqet e “Daily Mail”.
I riu, me banim në Mançester vendosi të frekuentonte një klub nate të quajtur “Tokyu Project” në qytezën e Oldhamit, por pas disa gotave alkool, në gjendje tërësisht të pavetëdijshme, ai porositi një taksi, të cilës i kërkoi ta shoqëronte deri në aeroport.
Ne foto, rruga e kryer prej 19-vjecarit Luke Harding
Rrugës, nëpërmjet “smartphone”, Harding bleu për 100 stërlina me celular një biletë të orës së fundit për një fluturim drejt kryeqytetit të Francës, ku përfundoi duke fjetur në një tualet të aeroportit “Charles des Gaulles”.
Luke Harding (majtas) dhe nje ilustrim i Kulles Eifel, simbol i Parisit
I zgjuar pas disa orësh gjumi të rëndë, 19-vjeçari as që e kishte idenë se ku ndodhej dhe as se përse në atë gjendje të dehur, i ra në mendje pikërisht Parisi.
Megjithatë, pavarësisht rrethanave, Harding vendosi që të paktën të shijonte udhëtimin, e realizoi një xhiro turistike e një set fotosh në destinacionet turistike të Parisit, përpara se këtë herë në mënyrë të vetëdijshme, të kthehej pas në vendlindje.
Top Channel