“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Central Intelligence Agency, agjencia më e njohur dhe më e fuqishme e spiunazhit në botë, autore e operacionit të shekullit që çoi në zbulimin e vendndodhjes së Osama bin Laden, po merr gjithnjë e më shumë ngjyrë rozë.
Sipas të dhënave më të fundit, gjinia femërore ka ndërmarrë një ofensivë të vërtetë në radhët e CIA-s, duke rrëzuar mitin e burrave. Në fakt, sot tre në katër spiunë të Amerikës janë femra.
Po ashtu, gra janë pesë në tetë drejtuesit më të rëndësishëm të agjencisë federale. Vetëm 20 vjet më parë, asnjë zonjë nuk ulej në postet komanduese.
Bëhet fjalë për një sukses të vërtetë të gjinisë femërore, e promovuar nga vetë drejtori i CIA-s, John Brennan, sikurse dhe nga parardhësi i tij, gjenerali David Petraeus.
Me pak fjalë, femrat kanë kaluar nga daktilografe në 007. Sot, pothuajse gjysma e punonjësve të Agjencisë janë gra, plot 46 për qind, por statistikat më domethënëse janë ato për cilësinë e punës së tyre.
Të paktën 47 për qind e analistëve të inteligjencës janë femra, sikurse 59 për qind e stafit mbështetës dhe e atij të komunikimeve të brendshme.
Por jo vetëm kaq. Në vitin 2012 rreth 40 për qind e spiunëve “undercover”, që kërkojnë një stërvitje të fortë fizike dhe në përdorimin e armëve të zjarrit kanë qenë gra.
Janë pikërisht ato që drejtojnë selitë jashtë Amerikës dhe misionet delikate e të rrezikshme. Dhe sukseset në terren nuk mungojnë.
Në fakt, ekipi që menaxhoi gjuetinë për armikun numër 1 të Shteteve të Bashkuara, Osama bin Laden, ishte e ashtuquajtura “banda e motrave”, një ekip grash analiste të njësisë sekrete “Alec Station”.
Gjithashtu, edhe lokalizimi i terroristit të Al Kaedës Abu Musab Al Zarqawi u bë nga një ekip i udhëhequr nga agjentja Nada Bakos, që aktualisht po shkruan dhe një libër mbi operacionin në fjalë.
Top Channel