Moda e pasanikëve arabë: foto me luanë

18/11/2013 00:00

Djemtë e pasur të Gjirit Persik kanë gjetur një mënyrë origjinale për t’u mburrur me paratë e tyre. Ata postojnë në Instagram foto të makinave të shtrenjta që plotësohen me ndonjë luan apo gepard.

Trimëria apo idiotësia e këtyre të rinjve (varet nga këndvështrimi) duket kur shihen pozat e tyre duke u larë apo duke ngrënë së bashku me grabitqarët e rrezikshëm.

Një nga postuesit është Humaid AlBuQaish, i cili poston rregullisht foto me gepardët e tij dhe ndiqet nga rreth 250 mijë persona.

Nuk dihet se nga buron pasuria e këtij djali, por është e qartë nga fotot që bën një jetë luksi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta