“Lëndët më të rrezikshme kimike do të dalin nga Siria në fund të 2013. Mbi 60% e armëve të pambushura dhe bombave janë shkatërruar”.
Ky është vendimi i mbledhjes së Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë. Sipas planit, armët kimike do të transportohen për t’u shkatërruar jashtë territorit sirian, për të garantuar që ky proces të kryhet në mënyrën më të sigurt dhe të shpejtë, dhe jo më vonë se data 30 qershor 2014.
Drejtori i përgjithshëm i OPCW, Ahmet Ymzymcy, e vlerësoi planin, duke thënë se ai garanton një kornizë të qartë, vendos gurëthemelet që duhen të përmbushen nga qeveria siriane.
Faza tjetër do të jetë ajo më e vështira dhe kryerja e saj në kohën e përcaktuar do të kërkojë ekzistencën e një mjedisi të sigurt për verifikimin dhe transportin e armëve kimike.
“Ndihma e vazhdueshme financiare dhe mbështetja për këtë sipërmarrje mbeten shumë të rëndësishme”.
Top Channel