“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Vizatime në trup në vend të uniformave sportive dhe këmbët e zbathura në vend të atleteve komode. Mirësevini në lojërat olimpike të indigjenëve të Brazilit.
Dhjetra fise indigjene të vendit amerikano-latin nisën lojërat e tyre të 12 olimpike, një aktivitet i shndërruar në traditë prej tyre që cdo vit e më shumë ka nisur të tërheqë turistë.
“Ne nuk po kërkojmë të gjejmë një kampion. Kjo nuk është një garë, por është një festë. Garat janë më shumë për kulturat perëndimore, për ne kjo është festë”, thotë Carlos Terena, organizator që ashtu si shumë pjesëtarë të tjerë të komunitetit të indigjenëve në Brazil, përdor si mbiemër emrin e fisit nga ka prejardhjen.
Në këto lojëra marrin pjesë më shumë se 1500 atletë nga 48 fise indigjene dhe sportet më popullore janë mundja apo të tjera që favorizojnë forcën, ndërsa nuk mungon gjuajtjet me hark, shtizë apo hedhje peshash.
Nje indigjen kontrollon internetin para nisjes se lojerave
Top Channel