“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Shqiptarë të suksesshëm ishin këtë javë në “Pasdite në Top Channel”. Njëri prejt tyre ishte Vladimir Doda.
Ai filloi studimet për infermieri, por rrugës e kuptoi se aktrimi ishte talenti i tij dhe për këtë degë u diplomua në “La Sapienza”. Suksesi e ndoqi shumë shpejt dhe ai ka marrë pjesë në dy filma dhe në shfaqje teatrale në itali.
Shkencëtarja dhe mësimdhënësja më e re në Universitetin e Harvardit është një shqiptare. Detina Zalli, një vajzë nga Patosi, emigroi bashkë me familjen drejt Anglisë në vitin 1999 dhe ëndrra e saj ishte të bëhej mjeke. Bashkë me motrën ato studiuan me sukses në universitetet vendase dhe tani ia doli të bëhet pjesë e një prej universiteteve më të mira në Botë. Në një video të postuar prej saj, Detina dëshiron t’u tregojë shqiptarëve kudo që ndodhen që asnjëherë mos ta konsiderojnë veten inferiorë karshi studentëve të kombësive tjera dhe asnjëherë të mos dorëzohen, por të luftojnë për ëndrrat e tyre.
Një student në Angli ka bërë të përloten adoleshentët e shkollës së tij në asamblenë shkollore. Musharaf Asgar ka duruar shumë vjet ngacmimet për shkak të vështirësive në të folur apo belbëzimit. Por, një ditë një mësuese u përpoq të gjente një ilaç duke u bazuar tek filimi “Fjalimi i Mbretit”. Pasi djali vë kufje me muzikë në veshët e tij, belbëzimi u qetësua në mënyrë dramatike.
Top Channel