Një fotograf amerikan u bë pjesë e një përvoje të pakëndëshme teksa ndodhej duke shkrepur një seri fotografish të drerëve në Parkun Kombëtar “Great Smokey Mountains” në Karolinën e Veriut.

Një dre kurioz i afrohet fotografit dhe ajo që nisi si një përvojë e vecantë, shpejt do të shndërrohej në “besdisëse” për të. Dreri i ri mashkull, përvec kureshtjes për të parë nga afër fotografin, nisi ta ngacmojë atë me brirë. Goditjet që fillimisht dukeshin më tepër si përkëdhelëse, me kalimin e kohës bëhen me serioze, deri në momentin kur fotografi ngrihet në këmbë për të trembur kafshën.

E gjithë skena është filmuar nga një tjetër person që ndodhej i pranishëm në parkun e shumëvizituar nga turistët kuriozë për të parë nga afër drerët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta