Trafikantët si yjet e showbizit
14/11/2013 00:00
Publikimi i fotove personale në Facebook, Instagram dhe Twitter nuk është më një modë ekskluzive e yjeve të botës së spektaklit.
Së fundmi, në rrjetet sociale kanë publikuar fotot e tyre edhe trafikantët meksikanë të drogës, të cilët herë shfaqen hapur, herë me maska dhe duke mbajtur armët në duar.
Këtë stil bashkëkohor e kanë bërë anëtarët e kartelit Caballeros Templarios (Kalorësit Templarë), të cilët kanë treguar “krenarinë” e tyre.

Top Channel