Vrasja për një gërvishtje makine, kapet autori i tretë
13/11/2013 00:00
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 22-vjeçarit, Erjon Lila 10 muaj më parë në kryeqytet.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar 28-vjeçari Besart Lataj, i cili së bashku me babanë e tij, Sherif Lataj dhe vëllain Sebastjan Lataj, vranë me thika 22-vjeçarin Lila në janar të këtij viti.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’, në Tiranë pas një konflikti banal për një gërvishtje makine mes njërit prej autorëve dhe viktimës.
Top Channel