24 vjet më parë, jeta e saj do të ndryshonte përgjithmonë. Ishte vetëm pesë vjeçe dhe zbuloi që vuante nga sëmundja e diabetit.

Marsela Xhindi tregon se jeta e saj me këtë bashkëudhëtar të padëshiruar ka qenë shumë e vështirë prej fillimit.

“Në fillimet e shkollës 8-vjeçare e kam pasur shumë të vështirë, pasi kisha probleme dhe duhet të përballoja jetën aktive me sëmundjen që kisha. Kam kaluar në gjendje të keqe në shkollë dhe disa herë më kanë shoqëruar nga klasa në spital apo në shtëpi”, tregon Marsela.

Herë herë e paragjykuar dhe me shumë vështirësi ajo nuk u dorëzua dhe vazhdoi jetën e saj.

Ajo ia doli të diplomohet me sukses në degën e infermierisë, megjithatë ende nuk ka gjetur një punë. Ka shumë ide rreth ushqimeve që konsumojnë personat me diabet, por cila është dreka e Marselës?

“Dreka është një sallatë që në përgjithësi nuk e ndaj në vaktet e mia. Është diçka pa shumë kalori dhe pastaj zarzavate, sa më shumë zarzavate që të ketë aq më mirë është për ne”, shprehet vajza e prekur nga diabeti.

Pasi ka kryer matjet e insulinës dhe proceduart e tjera ajo vazhdon drekën e saj. Megjithë, vështirësitë gjatë gjithë kësaj kohe pranë saj kanë qëndruar prindërit të cilët se kanë lënë të dorëzohet kurrë.

Marsela sot është 29 vjeçe, e papunë, injekton katër herë në ditë insulinë me shumë vështirësi siguron edhe ilaçet e nevojshme për shëndetin e saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta