Hiqet leja minerare për firmën “Yzo”

13/11/2013 22:40

Një javë pas aksidentit në minierën e Gurrës, në Qukës të Librazhdit, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka urdhëruar revokimin e lejes minerare për subjektin “Yzo Shpk”.

Reparti i Inspektim-Shpëtim Minierave ka bërë hetime në vendngjarje, nga ku u konstatua se gjendja teknike e galerisë linte për të dëshiruar dhe se në të gjithë gjatësinë e saj mungonte krejtësisht armatura.

Grupi i inspektimit i ka kërkuar menjëherë ministrit Gjiknuri revokimin e punës në minierë dhe anulimin e lejeve minerare për subjektin që e administronte atë.

Një javë më parë, në këtë miniere humbën jetën inxhinieri Drini Bogdani dhe minatori Haxhi Danga, për shkak të shkëputjes nga tavani, të një masivi shkëmbor, i cili ka goditur në kokë dhe trup të dy punonjësit, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA