Fleksibilitet në zyrë
13/11/2013 00:00
Të prezantosh një relacion, t’i përgjigjesh telefonit, të caktosh oraret e takimeve të shefit e deri tek shërbimi i kafes.
Këto janë sforcimet e miliona femrave që punojnë në zyrë në mbarë botën. Për t’u solidarizuar me to dhe njëkohësisht për të protestuar ndaj shoqërisë maskiliste ku një femër në të njëjtën punë zyre me një mashkull duhet të sforcohet disa herë më shumë, gjimnastja ruse, Julia Gunthel paraqiti kalendarin 2014.
Julia shfrytëzon aftësitë e saj fleksibël ( dhuratë e natyrës, tendinat e saj janë jashtëzakonisht fleksibël) për të simbolizuar punën e vështirë të femrave në zyrë.







Top Channel