Felinët e kanë prejardhjen nga Azia. Në këtë përfundim mbërriti një grup studiuesish kinezë dhe amerikanë pas analizave laboratorike të fosileve miliona-vjeçarë të një felini të gjetur në zonën e Tibetit.

Kërkimet për fosile në këtë zonë të Kinës nisën që në vitin 2010 me shpresën se do të gjendeshin mbetje skeletore të rinocerontëve apo antilopëve prehistorike, por rezultati ishte surprizë.

Pak muaj nga nisja e kërkimeve, skuadra e gërmimit ra në gjurmët fosile të species Panthera Blytheae. Në sipërfaqe u nxorrën me kujdes mbetet kockore të 3 felinëve të tillë. Nga rindërtimi kompjuterik në bazë të skeleteve të zbuluara u përftua ai që grupi i shkencëtarëve e pagëzoi si “gjyshi i luanëve dhe tigrave”.

Kjo “mace” me përmasa gjigante mendohet se ka jetuar në tokë rreth 4 deri në 6 milion vjet më parë.

“Këto fosilet janë më antiket të zbuluara, por absolutisht nuk janë fillimi i zinxhirit të evolucionit të felinëve. Ka akoma ndonjë ‘mackë’ që ende nuk mund ta përshkruajme me saktësi për shkak të mungesës së të dhënave arkeologjike”, thotë Jack Tseng, i Muzeut Amerikan të Historisë Natyrore të Nju Jorkut.

Megjithatë mes entuziazmit të grupit të studiuesve ka edhe nga ata që e kanë kundërshtuar këtë hipotezë. Sipas tyre, fosilet e gjetura Panthera Blytheae janë “motra” të Panthera Uncia, që do të thotë të leopardit të dëborës që jeton edhe në ditët e sotme në zonat malore të Azisë Qendrore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta