Rritet dhuna në filmat amerikanë

12/11/2013 00:00

Një studim i realizuar nga një grup mjekësh pediatër vlerëson filmat aksion si burgim të të ashtuquajturit “efekti i armëve”, pasi prania e armëve mund të rrisë agresivitetin.

Studiuesit holandezë dhe ata amerikanë zbuluan se në një periudhë 20-vjeçare, dhuna e armëve në filmat që shihen kryesisht nga adoleshentët është trefishuar.

Që prej vitit 2009, filmat kanë pasur shumë ose më shumë dhunë, duke u renditur si filma të kategorisë R. Studiuesit sugjerojnë se, meqenëse filmat aksion janë më tërheqës për të rinjtë, producentët mund të jenë duke “përforcuar” përdorimin e dhunës në skenaret e tyre.

“Prania e armëve në filma u ofron të rinjve edhe një mënyrë të mësuari se si të përdorin armët”, vlerësojnë akademikët në studimin e tyre, duke paralajmëruar hetime të mëtejshme për të zbardhur impaktin e armëve tek rinia.

“Ne nuk po bëjmë një lidhje direkte mes filmave dhe rasteve të të shtënave në shkolla, por rritja e dhunës së armëve në film sigurisht që përputhet me këto ngjarje”, ka thënë Daniel Romer, bashkautor i studimit, për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Studiuesit paralajmërojnë se efektet e ekspozimit të armëve dhe dhunës në filma nuk duhet të nënvlerësohen. Edhe pse rinia nuk përdor armë, studimet e fundit sugjerojnë se ajo është shumë e ekspozuar ndaj dhunës së armëve, e cila mund të ndikojë në sjelljen agresive të të rinjve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta