Përplasje titanësh, elefanti vs hipopotami
12/11/2013 00:00
Elefantët dhe hipopotamët rrallë përplasen me njëri-tjetrin, por kur ndodh…
Një hipopotam femër 1.5 ton fluturoi rreth një metër në ajër pas goditjes që mori nga një elefant.
E gjithë skena është dokumentuar nëpërmjet një seti fotografish në një park natyror në Namibi.
Elefanti ndodhej i qetë në mes të një tufe të vegjëlish hipopotamë. Ajo që e shqëtësoi atë duket se ishte afrimi i tepërt i hipopotamit femër, të cilën elefanti e konsideroi kërcënim.
Fatmirësisht hipopotami u rikthye me shpejtësi në ujë, pa marrë dëmtime serioze nga goditja e elefantit.
Elefantët zakonisht janë kafshë të qeta. Ata godasin vetëm kur ndjehen të kërcënuar.
Top Channel